Hidromorava

61 aktakuza të ngritura, 32 persona të intervistuar, 50 aktvendime të lëshuara, gjashtë persona të ndaluar dhe 88 kallëzime penale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 Shtator 2024, ka pranuar gjithsej tetëdhjetetetë (88) kallëzime penale.

Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:

Uji Dea
  • gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza ndaj gjashtëdhjetegjashtë (66) personave,
  • pesëdhjetë (50) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • shtatë (7) ankesa,
  • gjashtë (6) persona të ndaluar,
  • gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetedy (32) persona njoftoi prokuroria e Gjilanit./rajonipress/