UBT

“35 vjet LDK”, Abdixhiku: Do të kthehemi fort e shpejt, do ta bëjmë ëndrrën evropiane si evropianë që jemi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në 35 vjetorin e krijimit të kësaj partie, ka thënë se ata që themeluan atë ishin vizionarë që guxuan të ëndërronin një të ardhme tjetër për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku kujtoi edhe presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se është at themeltar i Kosovës dhe pijes historik.

“35 vjet me parë, saktësisht me 23 dhjetor të vitit të ndryshimit evropian, një grup vizionarësh guxuan të ëndërronin për një të ardhme tjetër të Kosovës. Ata ëndërruan për lirinë, ëndërruan për demokracinë, ëndërruan për vet pavarësinë. Në krye të kësaj besëlidhje e kësaj lëvizje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, ati themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti Ibrahim Rugova”, ka thënë ndër tjerash ai.

Fundamenti

Po ashtu, i pari i LDK-së paralajmëroj kthim të fortë e të shpejtë të kësaj partie dhe se, ata do ta bëjnë “ëndrrën evropian si evropian që jemi të vërtetë”.

“Do të kthehemi fortë, do të kthehemi shpejt, do të bëjmë ëndrrën tonë evropiane si evropian që jemi të vërtetë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.