Osmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar dje një takim me Brian Mast, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, raporton Ekonomia Online.
Në një postim të publikuar sot, presidentja Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara, një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.
“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, ka shkruar Osmani.