Eko Higjiena

Kurti: Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç “është në rritje edhe demokracia e saj”.

Në një opinion të botuar në “The New York Times” në të cilin ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka përshkruar sulmin terrorist në Banjskë duke thënë se trupa paraushtarake serbe të armatosura rëndë erdhën nga Serbia.

“Megjithatë, edhe pse demokracia e Kosovës është në rritje, kërcënimet ndaj sigurisë së saj janë gjithashtu në rritje. Në muajin shtator, trupat paraushtarake serbe, të armatosura rëndë, të cilat ne besojmë se vinin nga Serbia, zunë pozicione në Manastirin Ortodoks të Banjskës, në atë që qeveria e SHBA-së, e quajti përpjekje shumë të organizuar që përfshinte armë të sofistikuara. Forcat ushtarake serbe u mobilizuan pranë kufirit tonë, një veprim i cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si ‘destabilizues’”, ka shkruar Kurti.

Ai ka përmendur edhe rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë vitin e kaluar, nga 3770 në 4500.Kurti në këtë opinion e ka akuzuar Serbinë për pengim të integrimit të serbëve në Kosovë.

Mobi Casa

“Në vitin 2017, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i propagandës nën udhëheqjen e Millosheviqit, u bë president i Serbisë. Ngritja e tij shënoi kthesë në politikën autoritare, etno-nacionaliste të Millosheviqit, veçanërisht në llojin ekspansionist. Politika autoritare e Beogradit ua vështirësoi jetën veçanërisht serbëve etnikë në Kosovë. Atyre iu desh të luanin rolin e tyre si pakicë, në një vend të ri me një popullsi prej përafërsisht 93 për qind shqiptarë etnikë dhe 7 për qind pakica të tjera, duke përfshirë romët dhe turqit. Serbia e ka penguar këtë integrim. U desh trimëri që serbët etnikë t’u bashkoheshin institucioneve dhe të bëheshin pjesëmarrës aktivë në vend”, ka shkruar Kurti.

Ai në këtë opinion ka shkruar se Kosova njihet si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë sipas tij kontribut të madh ka dhënë NATO-ja.

“Ky transformim nuk është arritur vetëm si pasojë e veprimeve të NATO-s; është kërkuar përpjekje nga shumë parti, dhe më e rëndësishmja është vendosmëria e popullit kosovar, i cili u angazhua në procesin politik. Por NATO-ja e bëri të mundur këtë realitet dhe nuk është rastësi që lufta në Ukrainë shënon luftën e parë të madhe evropiane në mbi 100 vjet, në të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë marrë pjesë. Paqja është punë e vështirë, dhe dinamike – ajo duhet të ruhet vazhdimisht”, ka shkruar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.