Uji Dea

31 vjet të mjegulluara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot mbushën 31 vjet nga vrasja në rrethana të paqarta e atdhetarëve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Shtutgart të Gjermanisë.

Edhe pse vitin që shkoi ishin disa deklarata të disa personave të cilët thonin se i njihnin vrasësit, ende nuk dihet vrasësi, ndërkohë vajza e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla patë thënë se po vazhdon përpjekjet tek organet gjermane për zbardhjen e vrasjes se tre dëshmorëve, kurse eshtrat e tyre u sollën nga Gjermania ne Kosove ne vitin 2002.

Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u vranë në rrethana të paqarta më 17 janar 1981, në Gjermani. Ata ishin ndër veprimtaret më të shquar të çështjes shqiptare dhe për shkak të përndjekjes nga regjimi jugosllav, kishin emigruar në Gjermani dhe Zvicër. Të dekoruar nga Ibrahim Rugova me Urdhrin e Artë “Hero i Kosovës”, ata cilësohen si “dëshmorë të lirisë e të pavarësisë së Kosovës”.

Jusuf Gërvalla ka qenë jo vetëm luftëtar i madh për çështjen e pavarësisë së Kosovës, por dhe një figure poliedrike e shquar, si poet, shkrimtar, përkthyes, gazetar, këngëtar. Botues i gazetave “Lajmëtari i Lirisë” dhe “Zëri i Kosovës’, autor i 3 vëllimeve poetike dhe i një romani, intelektual i kompletuar, Gërvalla zë një vend nderi në kulturën shqiptare.

Mobi Casa

Edhe vëllai i tij, Bardhoshi, ishte veprimtar për pavarësinë e Kosovës, poliglot- njohës i 6 gjuhëve të huaja.

Kadri Zeka gjithashtu u aktivizua në lëvizjen ilegale të Kosovës për çlirim dhe pavarësi dhe bëri emër edhe si gazetar, duke botuar gazetën “Liria” dhe përmbledhjen poetike “Këngët e lirisë”..

Në vitin që shkoi në shtëpinë e Jusuf dhe Bardhosh Gërvalles u vu guri themeltar i shtëpisë-muze të vëllezërve Gërvalla. /Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.