Eko Higjiena

Ndahet nga jeta profesori dhe ish drejtori i arsimit Nazmi Musa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Musa me rastin e ndarjes nga jeta të ish drejtorit të Arsimit dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Nazmi Musa

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musa.

E nderuara familje Musa,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të madh politik dhe ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa.

ARKATANA

Për më shumë se 4 dekada shërbeu si mësimdhënës në Gjilan, duke dhënë kontribut të pamatshëm në këtë sektor e duke nxjerrë kuadro të cilët sot janë profesionistë të mëdhenj të fushave. Kjo e bënë atë që të mbetet ikona e arsimit në Gjilan.

Profesor Nazmi Musa ishte, po ashtu, edhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ishte udhëheqësi i strukturave të mbrojtjes të Republikën e Kosovës, në cilësi të komandantit rajonal të Mbrojtjes Territoriale.

Jam krenar që deri në pension bashkëpunuam për të mirën e përgjithshme për afro 3 dekada.

Lamtumirë, ikona e arsimit në Gjilan, Nazmi Musa!