RCCOLA

25 vjet nga vendosja e KFOR-it në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s: Ne shpëtuam vendin

/ 3 minuta lexim

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotodokumentare ‘KFOR dhe Kosova +25’, e cila u hap në Muzeun Kombëtar të Kosovës për nder të 25-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë.

Në hapjen e ekspozitës mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti si dhe shumë personalitetet të tjera nga jeta publike, të cilët dhanë vlerësime të larta për pamjet e shkrepura nga fotografi Nick Sidle.

Si i kujton ato vite ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Roberston?

Roberston, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se si kanë vepruar atë kohë trupat e NATO-s, kur popullata shqiptare e Kosovës po përballej me vrasjet masive dhe dëbimin e egër nga forcat ushtarake e policore të Serbisë.

Ai tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovës ishte gjëja e duhur, pasi siç u shpreh ai “E shpëtuam vendin”.

UBT

“Duhej të merrnim vendimin, me Tony Blair dhe me ministrat e tjerë rreth tryezës për të vepruar. Sepse ne e dinim se çfarë po ndodhte, por pjesa tjetër e botës nuk e dinte se çfarë po ndodhte, dhe ne duhej të vepronim në atë kohë. Ishte gjëja e duhur për të bërë atëherë. Edhe tani, është gjëja e duhur që duhej të bënim në atë kohë. Dhe ne e shpëtuam vendin”, ka thënë Robertson.

Tutje ai theksoi se e rëndësishme tash e tutje është që brezat e rinj të qëndrojnë në Kosovë dhe ta ndërtojnë atë.

“Ne shpëtuam 100 nga 1000 njerëz gjatë procesit. Por e ardhmja është ajo që ka rëndësi tani, dhe e ardhmja varet nga njerëzit si ju dhe një brez i ri që duhet të qëndrojë në Kosovë, ta ndërtojë Kosovën dhe të sigurohet që Kosova të jetë një, është një sukses për shumë e shumë vite në vazhdim”, tha ndër të tjera Roberston.

Ndërsa, kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë fjalës së tij tha se posa i pa këto fotografi ishte nën mbresat e tyre, pasi siç theksoi “për shkak se dy vite e gjysmë të para të lirisë, kam qenë rob lufte”.

“Nga i burgosur politik me datën 10 qershor, bëhem rob lufte. Janë ato dy vjet e gjysmë të para të cilët nuk i di për shkak se kam qenë i mbyllur dhe i izoluar, dhe të gjitha këto ekspozita dhe shfaqje e paraqitje të cilat na kthejnë 25 vjet përpara nuk janë të tilla që më rikujtojnë mua sa më mësojnë për atë që më mungon. Andaj falënderoj me mirënjohjen më të thellë organizatoren për këtë’’, tha Kurti.