UBT

​Osmani takon Hovenierin: Dialogu i barabartë me Serbinë vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë të barabartë në tryezën e dialogut.

Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të parë së shtetit tonë.

Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, presidentja Osmani përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke ri-konfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me SHBA-në.

Mobi Casa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim edhe ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Si[pas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Turqi.

“Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për intensifikim të bashkëpunimit me Turqinë, në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Presidentja Osmani, po ashtu, potencoi rolin e rëndësishëm të komunitetit turk në Kosovë”.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast Presidentja e falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.