Uji Dea

20 vite nga vdekja e Sadik Jasharit – Dedit, strategut, patriotit e dëshmorit të të gjitha trojeve shqiptare

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sadik Jashari – Dedi më 29 mars i ka bërë 20 vite nga ndarja fizike nga kjo botë për të lënë pas vetës një bagazh të madhe të pakontestueshëm atdhetar e kombëtar. Sadiki s`ka si të ishte ndryshe meqë ishte pasardhës i gjeneralit Veli Dedi dhe kishte njohuri të mjaftueshme për ta ndjekur rrugëtimin e tij intelektual e atdhedashës. Sadiki ishte luftëtarë i gjithanshëm, me fjalë, me penë, me pushkë sipas kërkesës së kohës. “Ai ishte nga ata luftëtarët atdhetarë pa kufi që nuk njihte kufi, prandaj edhe veprimtaria e tij atdhetare kishte një shtrirje gjeografike gjithandej hapësirës shqiptare, në Kosovën e robëruar dhe jashtë saj, në Medvegjën e tij dhe jashtë saj” kishte vlerësuar Hydajet Hyseni.

Ta kujtosh Sadik Jasharin nga Medvegja do të thotë ta kujtosh e nderosh një figurë kolosale që tërë jetën e tij intelektuale ia kushtoi Kosovës e çështjes kombëtare.
Sadiki ishte burrë e trim i vërtetë i cili asnjëherë nuk u ndal duke punuar për interesin kombëtar.

Sadik Jashari veprimtar, atdhetar e trim i pashoq për çlirimin e trojeve shqiptare sot i ka bërë 20 vite që është ndarë nga jeta (1947-2003).

Për Sadik Jasharin që prejardhjen e ka nga Medvegja kanë folur shumë personalitete të shquara nga skena politike shqiptare.

Ishte pjesëmarrës i shumë ngjarjeve, i kyçur dhe i angazhuar në të gjitha luftërat shqiptare ku pati stemë të UÇK-së, pjesëmarrës dhe i angazhuar aktivisht në Këshillin Politik të UÇPMB.

Ishte i njohur dhe i mprehtë në qëndrimet e tija, saqë edhe Nebojsha Qoviqit ish ministër serb i kishte thënë gjatë bisedimeve “Nuk kam tokë tepër me i dhanë Serbisë”.

Sadiku, megjithëse ishte nga Medvegja, ai ishte i tërë trojeve shqiptare, për të cilën veproi shumë.

Mobi Casa

Si e kujtojnë Hydajet Hyseni, e Jonuz Musliu veprimtarinë e Sadik Jasahrit.

Hydajet Hysesi në një akademi përkujtimore kishte thënë se mënyra më e mirë për të nderuar veprimtarët si Sadik Jashari është të ecësh rrugës së tyre dhe të realizosh ëndrrën e tyre.

Ai madje e ka quajtur luftëtar që nuk njihte kufij.
“Ai ishte luftëtarë i gjithanshëm, me fjalë, me penë, me pushkë sipas kërkesës së kohës. Ai ishte nga ata luftëtarët atdhetarë pa kufi që nuk njihte kufi, prandaj edhe veprimtaria e tij atdhetare kishte një shtrirje gjeografike gjithandej hapësirës shqiptare, në Kosovën e robëruar dhe jashtë saj, në Medvegjën e tij dhe jashtë saj”, kishte thënë Hyseni.

Edhe ish bashkëluftëtari i tij Jonuz Musliu kishte thënë se Sadiku ka qenë argat i atdheut gjithmonë dhe si i tillë ka vdekur.

Musliu kishte thënë se platforma e shqiptarëve ka qenë bashkimi i tokave shqiptare, por që sipas tij nuk u luftua për këtë.
“Luftë nacionale nuk u bë, luftë për Bashkim Kombëtarë nuk u bë, kjo ka qenë edhe ideja e Sadik Jasharit dhe shokëve të tij. Sadikun e njoha në kohën më të vështirë, atëherë kur Kosova Lindore kishte nevojë për shokë, trima, atdhetarë, dashamirë të cilët organizojnë dhe mbështetnin atë pjesë të okupuar. Gjatë luftës së UÇK-së dha kontributin maksimal, por pjesa tjetër e tokës shqiptare mbet përsëri nën okupimin e Serbisë, nënë ata që dëbuan dhe masakruan popullin shqiptarë”, kishte thënë Musliu.

Ndryshe për shumë kohë Sadik Jashari do të mbetet krenaria e Kosovës Lindore, trimi e guximtari i pashoq që luftoi e kurrë s`pushoi për çlirimin e trojeve shqiptare./rajonipress/