Fundamenti

20 deputetë të koalicionit, kundër Demarkacionit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Veprimin taktik të Qeverisë së Kosovës, në seancën e së enjtes, analistët politikë dhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare e vlerësojnë si një tërheqje të imponuar nga përçarja brendapërbrenda vetë koalicionit qeverisës, nga kundërshtimi i një numri të madh deputetësh kundër versionit të tanishëm të Demarkacionit, për të cilin ishte e sigurt që, veç kundërshtimit opozitar dhe protestave në rrugë, nuk do të mund të siguroheshin votat e mjaftueshme.

Qeveria nuk kishte rrugëdalje tjetër

Tërheqja e Demarkacionit, mbijetesë e Isa Mustafës

Sipas njohësit të zhvillimeve politike në vend, ish-deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Naim Maloku, në bazë të informacioneve që kanë rrjedhur në mënyrë jozyrtare nga burime brenda PDK-së dhe LDK-së, kanë qenë së paku 20 deputetë të këtyre dy subjekteve politike që janë deklaruar, në takimet e grupeve parlamentare, kundër ratifikimit të marrëveshjes

Veprimin taktik të Qeverisë së Kosovës, në seancën e së enjtes, analistët politikë dhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare e vlerësojnë si një tërheqje të imponuar nga përçarja brendapërbrenda vetë koalicionit qeverisës, nga kundërshtimi i një numri të madh deputetësh kundër versionit të tanishëm të Demarkacionit, për të cilin ishte e sigurt që, veç kundërshtimit opozitar dhe protestave në rrugë, nuk do të mund të siguroheshin votat e mjaftueshme.

Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit do ta çonte Qeverinë në dorëheqje, për shkak të përgjegjë- sisë që do të kërkohej, prandaj është zgjedhur versioni më i butë i dorëzimit përballë kundërshtimit opozitar dhe kundërshtimit brendapërbrenda koalicionit, me qëllimin e vetëm që të blihet edhe një afat kohor i përkohshëm.

Eco Higjiena

Sipas njohësit të zhvillimeve politike në vend, ishdeputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Naim Maloku, në bazë të informacioneve që kanë rrjedhur në mënyrë jozyrtare nga burime brenda PDK-së dhe LDK-së, kanë qenë së paku 20 deputetë të këtyre dy subjekteve politike që janë deklaruar në takimet e grupeve parlamentare kundër ratifikimit të Demarkacionit, prandaj kryeministri është dashur që pas dy orë konsultimesh me partnerët e koalicionit të vendosë për tërheqjen taktike të Ligjit dhe shpëtimin e Qeverisë nga rënia e pashmangshme si pasojë e mosvotimit.

Tërheqje taktike e Qeverisë

Maloku tha se Lista Serbe nuk ka qenë faktori kryesor determinues, ngase numri i deputetëve ka qenë i mjaftueshëm me praninë e opozitës, por mungesa e konsensusit mes partive politike shqiptare dhe thyerjet brenda koalicionit kanë bërë që Qeveria ta shpëtojë vetveten në orët e fundit me tërheqje taktike. “Mungesa e vullnetit për të votuar dhe kundërshtimi i fuqishëm ndaj këtij versioni të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka qenë fillimisht brenda grupeve parlamentare të LDK-së dhe të PDKsë.

Brenda këtyre dy grupeve nuk i kanë pasur të sigurta të gjitha votat e tyre, prandaj edhe është vendosur që të tërhiqet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, sepse dështimi i votimit do ta vinte automatikisht në pikëpyetje vazhdimin e mëtejshëm të funksionimit të kësaj Qeverie. Me këtë taktizim të momentit të fundit Qeveria e ka ruajtura edhe për një kohë vazhdimin e jetëgjatësisë së vet, përndryshe do të duhet të binte edhe Qeveria, nëse do të dështonte sigurimi i votave për miratimin e Ligjit- ratifikimin e marrëveshjes”, tha Naim Maloku për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se edhe po të ishte e pranishme Lista Serbe, situata do të ishte akoma më e papërshtatshme, sepse përpjekje eventuale për ta nxjerrë në votim Ligjin do të nxiste kundërshtime dhe përplasje, qoftë brenda apo edhe jashtë Kuvendit. Ratifikimi do të nxiste trazira deri në detyrimin e rrëzimit të Qeverisë, kurse dështimi do të adresonte përgjegjësinë e vetë dorëheqjes së Qeverisë,prandaj është zgjedhur karta e lojës me tërheqje të Ligjit nga vetë kryeministri.

Madje, kjo tërheqje mund të jetë afatgjate, sipas Malokut, deri në fund të këtij mandati qeverisës, që edhe ashtu mund të përfundojë para kohe, për shkak të brishtësisë së funksionimit të tij. “Praktikisht, Qeveria është dashur ta tërheqë nga procedura këtë Projektligj dhe tani nuk e besoj fare që do të mund të rikthehet për votim në Kuvend deri në fund të mandatit të këtij koalicioni…Janë informacionet e sakta që së paku 20 deputetë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së kanë qenë kundër votimit, prandaj nuk ka pasur shans teorik që të kalohet kjo marrëveshje, edhe sikur aty të kishin qenë të pranishëm deputetët e Listës Serbe për ta votuar këtë marrëveshje”, tha Maloku për “Kosova Sot”.