RCCOLA

SHBA si merr punë të kryer fjalët e Radojçiq për sulmin, Hovenier: Po punojmë për të parë se kush është përgjegjësi

/ 2 minuta lexim

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në një intervistë për BBC.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-ja është duke bërë punën e saj për të gjetur se kush qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit edhe përkundër që Milan Radojiçiq në letrën e tij ka pranuar se qëndron prapa organizimit të sulmit terrorist.

Hidromorava

“Ende po i shikojmë specifikat. Disa gjëra i dimë. Ajo që dimë është sasia dhe cilësia e armëve që kishin këta sulmues, që ishin serbë etnikë. Kjo sugjeron se ata nuk e bën këtë kokë më vete, disa struktura ishin prapa kësaj. Ajo që e dimë po ashtu tash është se një individ që ishte nënpresident i partisë së serbëve etnikë në Kosovë, që merrte pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë ka njoftuar nëpërmjet avokatit se ka qenë organizator i kësaj ngjarje dhe se ka qenë i pranishëm. Ne ende jemi duke e bërë punën tonë lidhur me atë se kush është përgjegjësi kryesor dhe kjo po vazhdon. Por tani për këtë dimë më shumë dhe jemi të brengosur për atë që ndodhi. Dhe ata që janë përgjegjës besojmë se duhet të japin llogari”, ka thënë Hovenier./Express/