Eko Higjiena

14 mijë libra shqip nisen nga Shqipëria në diasporë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

14 mijë libra janë nisur drejt diasporës, për të mësuar shqip fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu, duke theksuar se ky është viti i gjuhës shqipe.

Ajo tha se Ministria e Arsimit tashmë ka vendosur lidhje me shoqata në vende të ndryshme europiane.

Bëhet fjalë për botimet e nivelit të parë dhe të dytë të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, në mënyrë që kjo t’u përcillet të gjithë nxënësve shqiptarë në botë që të njohin letërsinë shqipe.

ARKATANA

“Përpara nisjes së vitit shkollor, ne po përgatitemi që të shpërndajmë tekste shqip për fëmijët e diasporës, kudo që ata jetojnë. Të gjithë mësuesit e diasporës janë tashmë gati për të mësuar fëmijët tanë.

E kemi quajtur vitin e gjuhës shqipe. Kemi qenë të gjithë të angazhuar që të ecim sa më shpejt me çfarë nevojitet përsa i përket kompletimit me tekste të niveleve të ndryshme në gjuhën shqipe, ku Ministria e Arsimit dhe Sportit menaxhon të gjitha aspektet, deri në dërgimin e teksteve shqip. Kemi vendosur lidhje me shoqata dhe me programe që po zhvillojmë siç është programi “Mësues për Shqipërinë”, Ogerta Manatsirliu.

Ajo tha se ky program po zvillohet për mbështetjen e gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë, duke shtuar faktin se po bashkëpunojnë me Kosovën për botimin e nivelit të tretë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.