Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih

Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe një portugez 29-vjeçar.
Të hënën ka pasur një këmbim të shtënash nga një makinë në Albisriederplatz të Cyrihut. Pas të shtënave janë arrestuar fillimisht pesë persona, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre, një zviceran u la i lirë.
Ndërkaq, Gjykata e Masave të Detyrueshme caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe një portugez 29-vjeçar.
Sfondi i të shtënave është ende duke u hetuar.
Sipas raportimit të policisë, të bërë të hënën, personat e përfshirë në grindje ishin larguar nga vendngjarja me të paktën dy automjete dhe kishin ndjekur njëri-tjetrin, shkruan srf.ch.
Gjatë drejtimit të automjetit, nga njëri prej dy automjeteve të përfshira është qëlluar me armë në tjetrën, përcjell albinfo.ch. Po ashtu mënyra e drejtimit të dy makinave rrezikonte palët e treta.
Mësohet se të shtënat janë qëlluar pas një zënke mes disa personave. Policia kishte marrë një raport për të shtëna të mundshme në Hardstrasse pranë Albisriederplatz-it pak pas orës 17:00.
https://www.albinfo.ch/nje-shqiptar-ne-mesin-e-kater-te-arrestuarve-pas-te-shtenave-ne-cyrih/