11 aktakuza të ngritura, shumica për vjedhje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy(2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak dyshimit se një (1) person ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra” dhe një (1) person për shkak dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe “Dhunë në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”./rajonipress/