FIDANISHTJA

100 vjet Albert Camus

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rrëpirës, me një monolit në shpinë, mezi luan këmbët Sizifi. Sapo mbërrin majën kap ngarendshëm teposhtën, donë të mbërrije para shkëmbit në rrafsh, i duhet një copë kohë për të dihatur sadopak.

Kjo është jeta, e përhershme, e njëjtë e Sizifit pikërënë. Perënditë e kanë dënuar të jetojë ashtu, të bëjë një ekzistencë absurde, monotone, plot vuajtje, të përhershme.

Mobi Casa

Ai paguan, vuan për shkak të revoltës, intrigave, shamatave, talljes ndaj perëndive e në veçanti se lidhi këmbaduar perëndinë e vdekjes Thanatin para portës së Hadit.

Kjo metaforë mitologjike, antike, është baza dhe uzina mbi të cilën shkrimtari dhe intelektuali francez Albert Camus ndërton botën e tij krijuese, respektivisht filozofinë e tij të ekzistencializmit, jo atë të majtën, sartrianen, as atë të djathtën heideggerianen, por atë absurden, camusianen…(Tribuna).