RCCOLA

10 vjet me BIPMB-në

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Bujanoc – Sot, pikërisht, më 21 janar, mbushen 10 vjet, që kur është themeluar Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, ky institucion i vetëm i pavarur në rajonin e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, i cili vepron si subjekt juridik mbi baza të normave dhe parimeve Islame që nga viti 2003.

Rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, janë zona Shqiptare të shkëputura administrativisht nga tërësia politike territoriale e Republikës së Kosovës me specifika të veçanta të organizimit të jetës politike dhe ekonomike.

Pas shpërbërjes dhe shkatërrimit të RSFJ-së, edhe tek shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes ishin paraqitur shkaqe dhe nevoja të domosdoshme që e arsyetonin riorganizimin e jetës fetare e cila do t`i përshtatet ndryshimeve me krijimin e shoqërive multietnike dhe multikulturore. Duke pasur parasysh situatën, përpjekjen dhe gjendjen e krijuar pas Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 për deklaratën e popullit për një autonomi territoriale, si dhe luftës në Kosovë, konfliktit të armatosur dhe në fund të ndërmjetësimit të monitoringut ndërkombëtar, Lugina e Preshevës ishte bërë një vend strategjik si për politikën ndërkombëtare ashtu edhe për Kosovën dhe Serbinë.

Ky rajon gjatë historisë përgëzohet me epitete të ndryshme. Pushteti Osman e ka quajtur Kazaja e Preshevës, Jugosllavia e dikurshme, Serbi-Mali i Zi e quan, Serbia e Jugut, Kosova dhe Shqipëria si Kosova Lindore, pushteti aktual e quan Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, politikanët tanë si dhe UÇPMB-ja e quajtën sipas nevojës, më në fund ajo u pagëzua me emrin Lugina e Preshevës. Gjithë subjektet që kanë vepruar janë organizuar në këtë emër prej partive politike shqiptare, Këshillit Koordinues të Shqiptarëve, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga qeveria e Beogradit, BIPBM-ja , Këshilli i të Drejtave të Njeriut si dhe shumë organizata joqeveritare.

UBT

Pas luftës në Kosovë dhe ndryshimeve me reformat, dhe krijimin e rendit të ri botëror duke u mbështetur në shoqëritë multietnike dhe multikulturore Lugina e Preshevës mbetet prapë në sistemin e administratës së Serbisë dhe kështu me ndërmjetësimin ndërkombëtar kjo popullatë u dashtë që prapë të kyçet në administratën shtetërore të Serbisë dhe dalja në zgjedhje të parakohshme komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në vitin 2002.

Më parë, në Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes, besimtarët myslimanë ishin të organizuar, ekskluzivisht, në Këshilla të Bashkësisë Islame të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët funksiononin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës- BIK. Në ndërkohë, si domosdoshmëri e rrethanave të reja u strukturua një organizim tjetër me synim të riorganizimit fetar – Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo iniciativë u konkretizua si rezultat i përpjekjeve për të kërkuar identitetin dhe strukturimin organizativ si dhe realiteteve të krijuara pas vendosjes së administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë.

Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë BIPMB, është institucion i pavarur, i cili vepron si subjekt juridik mbi baza të normave dhe parimeve Islame, si dhe të ligjeve në fuqi, e cila është themeluar, më 21 janar 2003, në kontinuitetin e këshillave të mëparshëm.

Në Serbi momentalisht veprojnë tri Bashkësi Islame të pavarura të regjistruara në Ministrin e Serbisë në Beograd, dhe ato janë: Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegje e themeluar nga ish-kryetari i KBI –së në Bujanoc , Nexhmedin Saqipi gjatë vitit 2003, Unioni i Bashkësisë Islame në Serbi i themeluar nga Muamer Zokurliqi gjatë vitit 2007 dhe Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi i themeluar nga Adem Zilkiq gjatë vitit 2008, njofton Qendra për Informim e BIPBM-së, në Bujanoc./rajonipress/