Eko Higjiena

1 Tetori Dita Ndërkombëtare e të Moshuarave

/ 7 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nderi i Kombit fillon me te moshuarit dhe mbaron tek fëmijët Abhaham Linkol.
Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj të moshuarve duhet të jetë i posaçëm dhe human. Përgjegjësitë nuk janë vetëm materiale dhe fizike. Ne kemi edhe përgjegjësi morale. Qëllimi i këtij shkrimi është rritja e ndërgjegjësimit publik për nevojën e integrimit të të moshuarve në të gjitha sferat e jetës shoqërore, si dhe për nevojën për të siguruar kujdes dhe ndihmë për të moshuarit ka shkruar Arjeta Maka.

Postimi i plotë:

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thekson që gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta (neni 1). Nga këtu kuptohet që kriteri i barazisë dhe i respektimit të dinjitetit vlen njëlloj për të gjithë njerëzit, pavarësisht identitetit a moshës së tyre. Kushtetuta e Kosovës parasheh që sigurimi social themelor që ka të bëjë me moshën e shtyrë garantohet dhe rregullohet me ligj (neni 51/2). . Ata janë njerëzit të cilët ne i respektojmë për përvojën që kanë, për mësimet që na japin, për traditat që na trashëgojnë. Ata kanë jetuar shumë para nesh. kanë parë dhe kanë jetuar ngjarje të një kohe kur ne nuk kishim ardhur ende në këtë botë.

Ata kanë vuajtur dhe janë gëzuar në vendin të cilit i përkasim. Ata janë rrënjët tona, sepse na përcjellin traditat e familjes ku lindim. Të moshuarit kanë më shumë dije dhe më shumë urtësi se çdonjëri nga ne. Eksperienca që ata kanë , e stuhitë që kanë kaluar gjatë jetës së tyre, bën që të kenë një urtësi të çmueshme. Ata kanë ardhur deri këtu dhe kanë mësuar kaq shumë, ne kemi përgjegjësinë që të mësojmë nga kjo urtësi janë asete andaj detyre e jona është qe këtë aset e kontribut ta marrim nga ata dhe ta jetësojmë në praktike Ata kanë nevojë më shumë se kurrë për përkujdesje, një fjalë të mirë, për një buzëqeshje, përkrahje, me një fjalë për pak – Dashuri.


Bota është shkallë-shkallë, ngjitemi drejt gjurmëve të të parëve tanë, pasardhësit tanë drejt gjurmëve tona, e njëjta rrugë me gjenerata të ndryshme.

-Të drejtat e njeriut i ndryshojnë jetën për mirë popullatës. Mbrojtja e të drejtave të të moshuarve do të shërbejë për t’i mundësuar atyre një jetë dinjitoze dhe të sigurt, si anëtarë të barabartë të shoqërisë. Sistemet ekzistuese komunale të kujdesit social nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën në rritje për kujdes afatgjatë për të moshuarit. Duke pasur parasysh nevojën në rritje për kujdes afatgjatë për të moshuarit, duhet të ndërmerret një hap proaktiv për të rritur aksesin e të gjithë të moshuarve në nevojë ndaj shërbimeve të kujdesit të përballueshëm dhe cilësor si dhe mobilizimin e burimeve te Komunës dhe të qëndrueshme për të financuar me plane strategjike konkrete shërbimet e përshtatshme të kujdesit afatgjatë. Politikat buxhetore duhen rivlerësuar vazhdimisht me prirjen për të avancuar shërbimet për të moshuarit. ën publike. Nuk duhet lejuar assesi që të moshuarit si subjekte të shndërrohen në objekte stereotipi. Nuk duhet harruar se dukuria e diskriminimit e prodhon dhunën.

Politikat buxhetore duhen rivlerësuar vazhdimisht me prirjen për të avancuar shërbimet për të moshuarit. Arti i të plakurit është që të jesh mbështetje për të rinjët, këshilltar e motivues e jo pengesë të jesh mësues e jo rivalë, dhe të jesh dashamirës e duke I integruar ne politikat komunale e buxhetore mund te bëhen e dhe duke bere edhe krijimin e Rrjetit të Studentëve Vullnetarë, Gjithashtu, te bëhet e të inauguron për herë të pare, kontributin e punëtorëve dhe punëdhënësve në një skemë moderne, plan strategjik komunal me zgjidhje të qëndrueshme për investimin e fondeve te komunale

Uji Dea

Një pikë e rëndësishme për të moshuarit është edhe e drejta e punësimit të tyre duke i aktivizuar ata ne aktivitete te ndryshme duke marre përvojat e tyre qe te shërbejnë si rekomandime e këshilla . Ata nuk duhet të cilësohen të paaftë për punë vetëm për shkak të arritjes në një moshë të caktuar. Fundja, aftësia për punë ka të bëjë me gjykimin e shëndoshë mendor dhe fuqinë fizike.

Në kuadër te politikave lokale, komunat duhet t’i përfshijnë të moshuarit në hartimin e politikave kulturore e artistike, politikave të mjedisit e të transportit, etj. Kësisoj, organet përkatëse komunale duhet të iniciojnë sa më shumë takime me grupe të caktuara të të moshuarve (varësisht nga profesioni i tyre) dhe të marrin ide rreth pritmërisë të tyre për një qytet të hapur për të gjithë.

Sipas nevojës në situata të caktuara, mund të mendohet edhe themelimi i trupave këshillëdhënëse me persona të moshuar. Kjo praktikë jo vetëm që do të rriste cilësinë e jetesës në qytet, por edhe do të ishte shenjë e respektimit të kësaj kategorie.

E unë jam njeriu më i lumtur kur arrij të lumturoj të tjerët me aq sa kam m Roli i komunitetit shoqëria duhet të tregojë vigjilencë në respektimin e tyre. Posaçërisht edukimi në shkolla dhe shoqëria civile duhet të luajnë një rol proaktiv për të ngritur vetëdijesimin për të drejtat e kësaj kategorie shoqërore, përfshirë edhe trysninë demokratike ndaj institucioneve dhe udhëheqësve të pushtetit qendror e lokal me qëllim përmirësimin dhe avancimin e të drejtave dhe shërbimeve për të moshuarit.

Kështu, shoqëria civile duhet t’i identifikojë problemet, të krijojë grupe mbështetëse, të iniciojë bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe të ngrejë zërin në medie për të nxitur angazhimin e pritur nga institucionet relevante si dhe duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës dhe ta marrim seriozisht krijimin e një shoqërie për të gjitha moshat, në të cilën të moshuarit njihen dhe mbështeten si shtylla të rëndësishme të shoqërisë: si mësues dhe mentorë, kujdestarë dhe vullnetarë, tregimtarë dhe krijues , transmetues të kulturës dhe luftëtarë për të drejtat që ne ndonjëherë i marrim për të mirëqena sepse Të moshuarit janë si një libër historie i hapur. Ata tregojnë kohën që kaloi, vlerat e kombit, ngjarje të rëndësishme, jetën e krijimin e vendi.

Ndërsa shoqëria civile shpesh duhet te veproj reagon me shpejtësi dhe bujari në këtë fushë, te këtë një rol të qartë për qeveritë lokale që të promovojnë në mënyrë aktive këto lloj iniciativash si dhe përgjegjësi ndërmjet brezave, në përgjithësi.

Shoqëria e tregon fytyrën e saje te vërtete ne mënyrë se si sillet me te moshuarit për

  1. Mirëqenia fizike
  2. Mirëqenia emocionale psikike-njohëse
  3. Mirëqenia socio-relacionale etj .