FIDANISHTJA

Zyrtari i kadastrit në Viti akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër Fadil Hoxhës zyrtar në drejtorin e kadastrit në Viti për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Edhe një zyrtar i Komunës së Vitisë po ndiqet penalisht nga Prokuroria Themelore e Gjilanit. Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Fadil Hoxhës nga Sllatina e Poshtme e Vitisë, zyrtar në Drejtorinë e Kadastrit në Viti. Hoxha dyshohet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton rajonipress.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Isuf Sadiku, Hoxha dyshohet se më 27 dhjetor 2012 në cilësinë e zyrtarit të drejtorisë së kadastrit ka nxjerrë aktvendim mbi të cilat më pastaj është bërë ndryshimi i destinacionit, nga toka bujqësore – kullosë në tokë ndërtimore, për sipërfaqen e përgjithshme prej 2.38, 70 ha, në emër të Ibrahim Ostorgllavës nga fshati Pozhoran dhe Mehmet Selmani nga fshati Komogllavë, pa i obliguar personat në fjalë që të paguajnë obligimet ndaj komunës, duke i shkaktuar dëmin material komunës së Vitisë në vlerë të 23,870.00 euro thuhet në aktakuzë.

ARKATANA

Ndryshe i akuzuari Fadil Hoxha ka thënë në deklaratën e tij se ka qenë vetëm hartues i lejimit të incizimit të objektit në të dyja rastet dhe asgjë më tepër.

Ky gjykim pritet të fillojë së shpejti dhe janë paraparë të dëgjohen pesë dëshmitarë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.