ARKATANA

19 aktakuza, 36 aktvendime, dhe 40 kallëzime penale gjatë javës nga Prokuroria Themelore e Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës së fundit, përkatësisht nga data 12 – 18 gusht 2024, ka regjistruar gjithsej dyzet (40) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

Uji Dea
  • nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, ndaj njëzetedy (22) personave,
  • tridhjetegjashtë (36) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave,
  • katër (4) raste të zgjidhura me marrëveshje dhe ndërmjetësim.

Nga prokurorët kujdestarë gjatë kësaj periudhe kohore janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë intervistuar tridhjetë (30) palë njoftoi prokuroria e Gjilanit./rajonipress/