Uji Dea

Zyrtarët shtetëror, me rroga e pensione

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Agim Çekut, nuk i mjafton paga e madhe mbi 1 mijë euro në muaj që ka si ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Veç saj Çeku merr edhe një “infuzion” tjetër po nga buxheti i Kosovës.

Ai përfiton pension në emër të punës që ka kryer në institucionin tashmë të shuar, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Prej vitit 1999 e deri më 2006 kur u emërua kryeministër i Kosovës, ishte komandant i TMK-së. Për këto vjet komandimi, tash ai gëzon pension të përjetshëm prej 448 euro në muaj.

UBT

Ndërsa brenda vitit, kuleta e ministrit Çeku pasurohet me 5376 euro vetëm nga pensioni që merr si ish- komandant i TMK-së. Këtë pension Çeku do të gëzoj deri në fund të jetës.

Këtë ia garanton ligji. Mirëpo, ministri Çeku, nuk është zyrtari i vetëm që punon nëpër institucionet e Kosovës, e që merr pension të tillë (Tribuna).