UBT

Zyrtarët e Ranillugut pastrojnë vullnetarisht hapësirat tek “Dheu i Bardhë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Punëtorët e komunës së Ranillugut me iniciativën dhe kërkesën e shërbimit doganor në kufirin administrativ “Dheu i Bardhë” kanë pastruar mjedisin dhe kufirin administrativ.

Përgjatë rrugës së kufirit administrativ “Dheu i Bardhë” në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës, punëtorët e komunës së Ranillugut së bashku me punëtorë të angazhuar në rregullimin e mbeturinave kanë mbledhur mbeturinat e akumuluara për shkak të banorëve të pa përgjegjshëm, raporton rajonipress.

Hidromorava

Komuna e Ranilugut me këtë aksion vullnetar dëshiron të tregoj për problemet e ndotjes së mjedisit nga banorët e pa përgjegjshëm të komunës së Ranillugut dhe të komunave fqinje, dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për pamje më të mirë dhe mjedis të shëndetshëm.

Komuna e Ranillugut u apelon të gjithë banorëve të saj dhe të gjithë të tjerëve të cilët kalojnë nëpër komunën e Ranillugut që të kenë më shumë kujdes në ruajtjen e ambientit dhe deponimin e mbeturinave, dhe me gjestet e tyre të tregojnë një dëshirë për të ruajtur mjedisin. Këto dhe veprime të ngjashme, komuna do të organizoj edhe në të ardhmen e afërt dhe gjatë gjithë vitit. /rajonipress/