Zyrtare: Uran Bislimi vendos për të ardhmen e tij
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Uran Bislimi, ka marrë një vendim rreth së ardhmes së tij.
Ish-lojtari i Kosovës ka firmosur kontratë të re me Luganon deri në vitin 2027, shkruan Indeksonline
25-vjeçari kishte kontratë valide me ekipin zviceran deri në vitin 2026, por tani e ka vazhduar plus një.
Gjatë këtij sezoni në Superligë, Uran Bislimi ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist.
Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” është vetëm 2.7 milionë euro./Indeksonline/