UBT

Zyrtarë të Ambasadës Amerikane vizitojnë Preshevën, Sinani: Treguan gatishmëri për të avokuar në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani njoftoi se zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, ishin për vizitë në këtë komunë dhe në një diskutim me të treguan gatishmëri për të avokuar në zgjidhjen e disa problemeve me të cilat përballen shqiptarët.

Ajo shkroi se me Nicholas Enz dhe Ksenia Llazoviq diskutuan për shërbimin e detyrueshëm ushtarakë, të cilin shqiptarët e refuzojnë, pasivizimin e adresave dhe mospranimin e diplomave të Kosovës.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë: – Shërbimi i detyrueshëm ushtarak – Pasivizimi i adresave – Mospranimi i diplomave të Kosovës”, shkroi Sinani.

Mobi Casa

Ajo tha se “këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve”.

“Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si: 📚 Mungesa e librave shqip 🇦🇱 Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare 📜 Mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013 🏗️ Mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë”, shkroi Sinani.

Ajo tha se “përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.