Fundamenti

Zyrtare: Kosova kundër Senegalit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ashtu siç ka paralajmëruar Gazeta Express, përfaqësuesja e Senegalit do të jetë kundërshtari i Kosovës. Kjo përballje do të zhvillohet me 25 maj në Gjenevë.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar se përfaqësuesja e Senegalit do të jetë kundërshtari i Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar Gazeta Express dy javë më herët

UBT

Drejtuesit e shtëpisë së futbollit kosovar, në një konferencë për media kanë njoftuar se kjo ndeshje do të luhet me 25 maj, në Gjenevë të Zvicrës.

Kurse, përfaqësuesja e Kosovës do të përballet edhe me përfaqësuesen e Turqisë. Kjo ndeshje pritet të luhet me 21 maj në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.