Uji Dea

Zyra e Kryeministrit: Thaçi nuk është marrë në pyetje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Zyra e Kryeministrit të Kosovës demanton lajmin e publikuar në një të përditshme kosovare, se kinse prokurori Williamson e ka marrë në pyetje Kryeministrin Hashim Thaçi.

“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

ARKATANA

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/