Uji Dea

Zylfiu: Nuk pajtohemi me ndarjen e bursave, është një vendim destimulues

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit të Studentëve në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka dërguar një ankesë rreth vendimit të bursave universitare. Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve nuk e përkrahë këtë vendim pasi e cilëson si destimulues dhe si vendim i cili nuk përmbushë kërkesat tona dhe shprehim vërejtje edhe për vijën buxhetore të ndarë në vlerë prej 10.000 € tash e dy vite radhazi ka shkruar Zylfiu.

Në reagimin e Zylfiut thuhet se ditë më parë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi ka marrë një vendim në lidhje me çështjen e bursave universitare ku thuhet se nga kodi buxhetor të paraparë për këtë vijë pra shuma prej 7760 € do tu ndahet proporcionalisht studentëve me notë mesatare së paku 9.5 përveç studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike që u kërkohet nota mesatare së paku 9.0.

Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve nuk e përkrahë këtë vendim pasi e cilëson si destimulues dhe si vendim i cili nuk përmbushë kërkesat tona dhe shprehim vërejtje edhe për vijën buxhetore të ndarë në vlerë prej 10.000 € tash e dy vite radhazi.

Mobi Casa

Ne kërkojmë që studentët e Fakultetit të Edukimit, Juridik dhe Ekonomik me notë mesatare së paku 9.0 dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me notë mesatare së paku 8.5 të jenë përfitues të Bursës Universitare vlera e të cilës duhet të jetë e njëjtë me atë të Universitetit të Prishtinës dhe kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë që është e mundur gjë që kërkojmë një përgjigje konkrete nga ju.

Të nderuar, ne sinqerisht besojmë se ju do të merreni seriozisht me këtë shqetësim tonin kur dihet se kjo kërkesë e jona është vetëm ajo çka studentëve u garantohet me statutin e universitetit të tyre dhe në të njëjtën kohë ata nuk do të ndiheshin të diskriminuar nga kolegët e tyre bursist në Universitet tjera Publike të vendit dhe kur dihet se në pyetje janë pjesa më vitale e shoqërisë dhe ambasadorët më të mirë të vendit pra studentët e dalluar thuhet në reagimin e Mehmet Zylfiut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.