Ndahet nga jeta, veterani i arsimit Azem Arifi, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të tërë
Gjilan – Sot morëm një lajm të hidhur, paska ndërruar jetë veterani i Arsimit z. Azem Arifi i cili ka qenë ndër gjeneratat e para të Arsimit Shqip dhe ka kontribuar për shtetin tonë më shumë se 40 vite, duke edukuar breza e breza të tërë ka shkruar Elhami Hasani.
Kontributi juaj si mësues është i jashtëzakonshëm, nxënësit tuaj sot janë doktor shkencash , magjistrash, inxhinier e shumë profesione tjera, vërtet ndiejmë dhembje si kolegë, kolektiv i SHFMU “Ramiz Cernica”, ju ishit pishtar i arsimit ishit mbështetja e gjeneratës së re për t’u edukuar dhe arsimuar. Gjithmonë do të jesh në mesin tonë … Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që i dhe shumë i dhe kohën, mundin sakrificën i dhe dijen. Përkuklje respekt të pafund veteran i arsimit z. Azem Arifi ka shkruar Elhami Hasani.
Kurse Besim Arifi djali i tij ka njoftuar:
Të nderuar miq, ju njoftoj se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Babai im Azem R. Arifi, veteran i Arsimit.
Varrimi bëhet me drekë në varrezat e fshatit Cernicë. Funerali niset nga shtëpia jonë në Gjilan (mbrapa Beki Benz, afër Restorant Garden).
Lamtumirë Mësues.
Asgjë s`do jetë si deri tani.