ARKATANA

Udha e shkronjave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Poezi nga Ardian Haziri

E gjatë ishte ecja, me shumë mundime;
Në udhën me gurë, rreziqe plot;
Kuajt me zile, trokonin në shtegun e pabesë;
Bartnin arkat e drurit, plot me shpresë.

KKVITI

E mallkuan, gjuhën e bekuar shqipe;
Në emër të Perëndisë, klerikët e paudhë;
E donin të vrarë, të varrosur përherë;
Ajo ndriçoi, për të mos u shuar asnjëherë.