Mobi Casa

Zogiani: “Thaçi përfitoi politikisht nga Erdogani”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përfituar politikisht nga kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan me shitjen e Distribucionit dhe Aeroportit të Prishtinës, dhëndrrit të tij i cili është pjesë e kompanisë përfituese të këtyre dy aseteve “Çalik Group”, ndërkohë që gardiani kryesor i kësaj çështje ka qenë ish- ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell.

Kështu ka thënë drejtori i organizatës kundër korrupsion dhe dinjitet “Çohu”, Avni Zogiani pak ditë pas akuzave publike të përfolura nëpër media se me shitjen e distribucionit njerëz të qeverisë kanë marr 30 milionë euro. Zogiani konsideron se fatkeqësia është se nuk është hetuar asnjëherë ky proces. Ndërkohë që sipas tij po injorohet faktori kryesor Christopher Dell i këtij procesi.

Zëri: Ju keni kritikuar ashpër shitjen e KEDS, kush ka qenë në krye të kësaj marrëveshjeje politiko-ekonomike?

RCCOLA

Zogiani: Ne e dimë që “Çalik Group” është përfitues i dy kontratave të rëndësishme në Kosovë përkatësisht, koncesionimit të aeroportit dhe distribucionit të KEK-ut. Në të dy rastet “Çalik Group”, nuk ka paguar as për së afërmi. Në Aeroport nuk ka paguar asnjë euro kurse në Distribucion ka paguar më pak se materialet që distribucioni i ka pasur nëpër magazina. Këto kanë qenë kontratat më skandaloze, bashkë me postën. Mirëpo, unë mendoj se rreth këtyre privatizimeve janë rritur disa spekulime të cilat e mjegullojnë situatën rreth privatizimit të tyre.

Janë bërë akuza që janë shpërndarë dhjeta miliona euro, gjë që fizikisht është e pamundur me ndodhë sepse transaksionet e tilla nuk ndodhin lehtë. Mendoj që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur përfitime nga shitja e distribucionit, por përfitimet ë tij, kryesisht kanë qenë politike. Në periudhën kur Këshilli Evropian, përkatësisht Dick Marti ka bërë raportin e tij që ka hapur dyshime se kryeministri Thaçi është i përfshirë në trafikimin e organeve gjatë luftës, Thaçi u gjend përballë një izolimi total. Në atë periudhë askush nuk e ka takuar kryeministrin , por është takuar me kyreministrin turk Rexhep Taip Erdogan. Vizita të cilat pastaj janë shpërblyer edhe me një vizitë të Erdoganit në Kosovë.(zeri)