UBT

Zmbrapset Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesazhet kundërthënëse të Prishtinës zyrtare kanë bërë që mediet zvicerane t`i kushtojnë artikuj të veçantë përpjekjes së Prishtinës për t’i ndalur vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, por që, sipas gazetës NZZ , dështuan pas ndërhyrjes së BE-së.

Deklaratat e paqarta të zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, ministrit Enver Hoxhaj dhe këshilltarit të kryeministrit Bekim Çollaku rreth ndaljes pse jo të vizitave të zyrtarëve serbë, kanë krijuar huti dhe paqartësi.

Uji Dea

Sipas NZZ-së, BE-ja ia doli ta shmangë një zënkë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Në qendër të mospajtimeve ishte ndalesa që qeveria kosovare ua shpalli të gjithë funksionarëve shtetërorë serbë për të hyrë në Kosovë gjatë zgjedhjeve.

Se një ndalesë e tillë, që kufizon lirinë e qarkullimit, nuk ishte në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe, ishte e qartë. Gjatë një takimi të kryeministrave me ndërmjetësimin e baroneshës, Catherine Ashton, u arrit që Prishtina të tërhiqet. Prishtina po ashtu u zotua se nuk do t’ua ndalojë hyrjen funksionarëve shtetërorë serbë nëse ata paraprakisht bëjnë kërkesë të rregullt vizash në organet përkatëse…(Tribuna).