UBT

Zjarrvënësit ndiqen penalisht, nuk i toleron Prokuroria e Gjilanit rastet e tilla

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Një (1) person është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikimi me qenie njerëzore” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Fidanishtja

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Zjarrëvënia”
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndim I lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”./rajonipress/