Uje Dea

Kosova thellon varësinë nga importi, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro

Kosova thellon varësinë nga importi, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro

Kosova ka regjistruar deficit tregtar prej 575.1 milionë eurosh në muajin tetor 2026, që paraqet rritje prej 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur deficiti ishte 530 milionë euro.

Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të mallrave, eksporti në tetor arriti vlerën e 124.2 milionë eurove, ndërsa importi 699.3 milionë euro. Krahasuar me tetorin e vitit 2025, eksporti shënoi rritje prej 35.3%, ndërsa importi u rrit për 12.5%, raporton Indeksonline.

Mbulimi i importit me eksport në këtë muaj ishte 17.8%.

Uje Dea

Në strukturën e eksporteve, pjesën më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 23.3%, produktet minerale me 20.6%, plastika dhe goma me 10.7%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 8.7%, si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 8.1%.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: 18.6% produktet minerale, 12.3% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 11.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.0% mjetet e transportit, 9.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 35,3 milion euro, ose rreth 28.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.8%. Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 9.5%, Holanda 2.9, Italia 2.2%, etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 283,6 milion euro, ose 40.6% e importeve të përgjithshme, me një rënje prej 0.2%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 12.8%, Greqia 5.7%, Italia 4.5%, etj.

Në muajin tetor 2026, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 65,9 milion euro, ose 53.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 66.4%. Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria 28.7%, Maqedonia e Veriut 11.4%, Serbia 6.7%, Mali i zi 4.2%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2026, arritën në 84,7 milion euro, ose 12.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.3%. Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.2%, Serbia 3.1%, Shqipëria 2.5, etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 22,9 milion euro, ose 18.5%. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra 9.0% dhe Turqia 2.4%. Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 330,9 milion euro, ose 47.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 15.5% dhe Turqia 10.6%. Për më tepër të dhënat janë të paraqitura në formë tabelore në vazhdim./Indeksonline./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.