Tre persona ndalohen në Kamenicë, dyshohen për kalim ilegal të kufirit Serbi–Kosovë
Kamenicë – Tre persona janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të vijës kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Sipas njoftimit policor, rasti është evidentuar rreth orës 11:05, kur dy meshkuj me shtetësi serbe dhe një shtetas kosovar dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin me një automjet.
Të dyshuarit janë ndaluar nga organet e rendit dhe janë intervistuar lidhur me rastin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre janë liruar.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare” dhe do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./rajonipress/

