Fundamenti

Zjarri përfshinë një zyre të Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Zjarri sipas zyrtarëve komunal në Kamenicë ka përfshirë zyrën e pranimit të kërkesave, por fatmirësisht i tërë dokumentacioni është shpëtuar. Faton Biqkaj zëdhënës i komunës tha për rajonipress se janë në pritje të raportit të policisë dhe zjarrfikësve si dhe inspektimin dhe raportin se si është shkaktuar zjarri. Megjithatë Biqkaj tha se dyshohet se ky zjarr është si pasojë e rrymës elektrike.

“Rreth orës 17:30 të ditës së diel kam marr informatën nga sigurimi i Komunës se në Komunën tonë është duke dal një tym dhe me të marr lajmin kam njoftuar Drejtorin e Emergjencave dhe Shpëtimit dhe zjarrfikësit” tha për rajonipress zëdhënësi i komunës Faton Biqkaj.

Sipas tij nga ky zjarr është dëmtuar zyra numër 1, (Zyra për pranimin e kërkesave) dhe ka edhe dëme materiale po është e mirë se dokumentacioni nuk është djegur.

Eco Higjiena

Biqkaj tha se janë në pritje të raportit të policisë dhe zjarrfikësve si dhe inspektimin dhe raportin se si është shkaktuar zjarri.

Megjithatë Biqkaj tha se dyshohet se ky zjarr është si pasojë e rrymës elektrike. Në këto foto që i ka siguruar rajonipress shihet tymi që del nga një pjesë e objektit të administratës komunale në Kamenicë. /rajonipress/