Eko Higjiena

Zjarr ndezur në thellësi shpirti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Poezi nga Demush Mehmeti

Vetëm ne ty i shijoj dhe kuptoj t’gjitha

Më je ndjenja ime që s’ndrydhët

Thellësive zhytur

Maje gjuhe gacë që s’fikësh

Në qëlia zemre palë palusur

Ëndrra ime e pasosur

Më je zjarr ndezur në thellësi shpirti

Flakë shëndrtje në bebëz syri

Dashuri jete brengë dhe lumturi !

KOHA RROKULLISET IKËN

Jo dhe pahetueshëm koha rrokulliset ikën

Mësyemje hapi t’kuptohen vështirë

Një dukje krejt e lajthitur

S’kapërdihet nga kjo e jona intuitë!…

POLITIKË

Në vorbullë resh me pshtjellime moti

Muzë e vargut heshtë

Përtej lëmshit me rrymim furtunash

GRANDEMALL

Kërthizën e fatit na’i prejnë

Keq dimë t’çalojmë n’hudhje hapi

Mendja dinë të ikë

Pkë për pikë i thonë politikë!

NJË DITË IKIM KREJT

Pas këtij gushti me kulëm vape përcëlluese

Freski e shtatorit na pret në derë

Dimri me acarin e tij vjen

Le t’vjenë si do që t’vjenë mirë kush e pret

Sa qelë e mbyllë sytë ikën koha

Po shpejtë ikin stinet siç na ikë dhe mosha

Ikin vitet, ikën edhe jeta vet

Vijmë foshnje me njomësi kërcelli

Rritemi zbukurohemi lule në ditë pranvere

Fuqizohemi si kjo verë e nxehtë

Piqemi siç piqet fryti në stinë vjeshte

Zbardhemi si bora në pikë dimri

Vjenë dhe fundi një ditë ikim krejt !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.