Mobi Casa

Zhvishet Aurela Hoxha

/ 2 minuta lexim

Ajo sapo ka mbyllur aventurën e saj në spektaklin “Dancing with the starts”, ku iu afrua fare pranë fitores, por nuk mundi dot. Modelja Aurela Hoxha e njohur për bukurinë e saj dhe linjat trupore, ka guxuar vërtetë tepër.

Ajo ka pozuar e zhveshur për revistën “Elegance”, ku për të fshehur pjesët e saj intime ka përdorur duart dhe këmbët, ndërsa mbi supe mbante hedhur një pardesy. E kuruar deri në detaj, duhet thënë se Aurela është ndër të paktat vajza në vend, e cila guxon me trupin e saj për të realizuar fotografi vërtetë pikante, transmeton noa.al.

Uji Dea

Vetë Hoxha e cila drejton edhe një revistë, ka pranuar se qysh fëmijë ëndrra e saj ka qenë televizioni, por se së fundmi ka një pasion të madh për fotografinë.

Por në një intervistë të saj të pak kohëve më parë e pyetur lidhur me fotografitë zhveshur ajo ka thënë, “Jo nuk kam realizuar foto nudo dhe as që e kam në plan të bëj një set të tillë. Parapëlqej fotot ku jam e veshur. Për mendimin tim sensualteti i një femre nuk mbulohet nga veshja, përkundrazi”.