Zhurma për Universitetin e Gjilanit?

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Mimoza Shkodra- Thuhet se zhurmën më të madhe e bënë rrota e shkatërruar e karrocës dhe kjo gjithmonë ndodhë duke mos arritur përkrahjen e mjaftuar për të dërguar në vend interesin personal.

Çka nëse të gjithë ne të dërguarit e qytetarëve nëpër kuvendet komunale do të vepronim në mënyrë të njëjtë? ! Të luftonim për vetëm këto interesa duke e mos patur në konsideratë pjesën tjetër të qytetarëve, apo respektin ndaj taksave të tyre?!

A mos kane obligim qytetarët tanë që me taksat e tyre të financojnë në doktoratura dhe arritje shkencore , përgjigjja do të ishte PO , nëse do të kishte ekzistuar Universiteti i Gjilanit dhe normalisht që do të kishim nevojë që të kemi kuadrot tona.

Pse tolerohet që interesi i ngushtë të vijë para atij të përgjithshëm, apo edhe të mos ekzistonte fare, thënë shkurt?! E ç’far është më e turpshmja që flitet prapa shpindes së atij që nuk e toleron një gjë të tillë dhe nuk lejon që interesi i ngushtë të dominoj, e edhe më keq kur manipulohet me fjalët kur e dimë që qytetari kupton dhe e dinë.

E tërë kjo e bën njeriun që të ndjejë një frikë shumë të madhe për të ardhmen e njerëzimit dhe e bën atë që përsëri të pyes: A nuk është koha që njeriu t’i shtojë përparimit të tij shkencor atij material dhe kulturor, edhe përparimin moral .

UBT

Sa të ekzistojë njerëzimi do të ketë edhe konflikte patjetër, të cilat do të bazohen në mospajtimet në mes njerëzve. Nga këtu mund të themi se: çdo konflikt, domosdoshmërish nuk është i keq apo nuk shpie drejt të këqijave, sepse ndodh që konflikti në mes të individëve, për shembull, të shpie drejt një konkurrence pozitive, nga e cila rrjedhin dobi të mëdha. Të njëjtën gjë mund ta themi edhe për konfliktet në mes të grupeve deri te konfliktet me përmasa botërore.

Të jesh aktiv do të thotë qe të jesh edhe i përgjegjshëm. Përgjegjës te jemi gjithmonë, gjithkund. Si qytetarë të Kosovës, si pjesëtarë të kësaj bashkësie politike, te mbajmë përgjegjësi edhe atëherë kur jemi pasivë. Qytetaria aktive është themeli i pushtetit të drejtë. Qytetari pasiv pret dhe ka vetëm dëshira. Qytetari aktiv vepron dhe ka edhe vullnet

Vendi duhet të jetë shtet i së drejtës, pra një shtet i drejtë që është garantuesi i të drejtave të qytetarëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë mbi çfarëdo interesi grupor a individual.

Ai që i ka braktisur qytetarët në të përgjithshmen duhet të ndjehet i frikësuar e jo anasjelltas.

(Autorja është këshilltare komunale në Gjilan)