RCCOLA

Zhegra kërkon renovimin e shkollës dhe menaxhimin e ujësjellësit në këtë fshat

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ruhan Kurteshi nga Iniciativa Qytetare e Zhegrës ka kërkuar nga Nazmi Musa që urgjentisht të rinovohet shkolla e mesme në Zhegër kurse nga drejtuesit e kompanisë “Hidromorava” dhe Lutfi Haziri ka kërkuar që të menaxhojë ujësjellësin në këtë fshat.

Ruhan Kurteshi ka vazhduar kërkesat e tij dhe të banorëve për të përmirësuar shërbimet publike në fshatin Zhegër.

Kurteshi në emër të OJQ Iniciativa Qytetare e Zhegrës ka kërkuar nga Nazmi Musa drejtor i arsimit dhe Kompania “Hidromorova” që të intervenojnë në këtë fshat për të rregulluar shkollën dhe për të mirëmbajtur menaxhimin e ujit.

Në kërkesën që lidhet me renovimin emergjent të shkollës së mesme të lartë në Zhegër, Kurteshi ka kërkuar nga Nazmi Musa që Inspektorati i arsimit të kontrolloj në kontinuitet cilësinë e arsimit në këto paralele. Të hapen profile të reja , që do të ishin më atraktive për nxënës.

“Siç e dini paralelet e ndara të Shkollës së Mesme të Lartë në Zhegër funksionojë që nga viti 1972. Në këto paralele mësimet i vijojnë mbi 230 nxënës nga Zhegra, Gjilani dhe fshatrat për rreth. Po ashtu mbi 320 nxënës nga Zhegra me rrethinë i vijojnë mësimet në shkolla të ndryshme në qytetin e Gjilanit. Në këto paralele mësimi zhvillohet me vështirësi sidomos pas zhvendosjes së nxënëseve të shkollës fillore “Agim Ramadani” në shkollën e re. Pasi që nga ajo kohë (shtator 2011) në paralelet e ndara në Zhegër nuk është investuar fare. Përndryshe siç jeni të njoftuar nga tërmeti vitit 2004 kjo shkollë është dëmtuar dukshëm dhe në vazhdimësi nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan dhe nga MASHT janë dhënë premtime për ndërtimin e objektit të ri të shkollës së mesme”, ka shkruar Kurteshi.

Mobi Casa

Kurteshi ka thënë se edhe sa i përket mbarëvajtjes së mësimit, pasi që pjesa dërmuese e profesorëve udhëtojnë, një pjesë e tyre në vazhdimësi humbin orët e disa prej tyre marrin pagat që punojnë në Zhegër e në fakt nuk janë prezent me nxënësit.

“Prandaj kërkojmë që urgjentisht: Të hartohet projekti për ndërtimin e një sholle të re, profesorët që janë në këtë shkollë të jenë ma konsekuent në kryerjen e detyrave të tyre, Inspektorati i arsimit të kontrolloj në kontinuitet cilësinë e arsimit në këto paralele, të hapen profile të reja , që do të ishin më atraktive për nxënës”.

Kurse në kërkesën e dytë për menaxhimin e ujësjellësit në Zhegër Kurteshi ka potencuar se ndër problemet më të mëdha me të cilat është ballafaquar komuniteti i Zhegrës është ai i ujit të pijes. “Në shtator të vitit 2013 kompania “Teuta-M”, e cila kishte fituar tenderin për kyçje të konsumatorëve në rrjetin e ujësjellësit e përfundon këtë proces , duke bërë kyçje të konsumatorëve të interesuar. Siç ne jemi të njoftuar në Zhegër, deri më tani qoftë nga kompania “Teuta-M”, ose kyçje ilegale deri më tani janë vendosur mbi 230 ujëmatës. Aktualisht rrjeti i ujësjellësit dhe furnizimi i qytetarëve me ujë është i kënaqshëm. Por ne jemi shumë të brengosur se edhe më tutje mirëmbajtja e rrjetit dhe furnizimi i qytetarëve me ujë i është lënë stihisë, meqë kompania regjionale “Hidromorava” nuk ka marr në mbikëqyrje këtë rrjet” ka sqaruar Kurteshi.

Kurteshi ka thënë se me fillimin e punimeve është nënshkruar një kontratë mes organizatës Zvicerane (ICRC), Kryetarit të Komunës së Gjilanit, punëkryesit “Teuta-M”, Drejtorit të kompanisë rajonale “Hidromorava” dhe përfaqësuesit të komunitetit, ku ndër të tjera potencohet se me finalizimin e projektit mbikëqyrja dhe menaxhimi e ujësjellësit në Zhegër do ta merr kompania regjionale “Hidromorava”.

“Prandaj kërkojmë nga ju që të ushtroni autoritetin e juaj dhe të ndikoni te kompania regjionale “Hidromorava” të marrë në mbikëqyrje rrjetin e ujësjellësit në Zhegër, ashtu si është precizuar në kontratë” shkruan në kërkesën e tij Kurteshi drejtuar Lutfi Hazirit ./rajonipress/