ARKATANA

Zhbllokohet reforma zgjedhore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Seanca e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet këtë të enjte, do t’ia japë vizën reformës zgjedhore. Pas disa muaj bllokadash nga mosmarrëveshjet e partive politike, reforma zgjedhore tanimë po kthehet në institucionin kompetent që duhet të merret me të dhe ta përkthejë vullnetin politik në ligj për zgjedhjet.

Kështu, Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së hënës, pas një debati të gjatë lidhur me njoftimin e Komisionit ad-hoc për punën e kryer në reformën zgjedhore, ka kërkuar nga kryetari i këtij komisioni që për Kuvendin ta përgatisë raportin e detajuar të punës së bërë për reformën zgjedhore.

Hidromorava

Kjo çështje është radhitur nga Kryesia si pikë e fundit e rendit të ditës së seancës të së enjtes. Pas diskutimeve në këtë seancë, deputetët do të vendosin për procedim të mëtejmë të kësaj çështjeje. Kësisoj kryetari i Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, deputeti i LDK-së Haki Demolli, pritet të raportojë para ligjvënësve për punën që kanë bërë deri tani. Tribuna ka kontaktuar të hënën deputetin Demolli por kontakti me të ka qenë i pamundur….(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.