Fundamenti

Zharku në listën e kriminelëve më të kërkuar të botës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Ish-kryetari i Kaçanikut është kujdesur që edhe për festën e Pavarësisë së Kosovës t’u shkruajë mesazh bashkëpartiakëve dhe shokëve të tij nga arratia, ani se kundër tij ka urdhërarrest ndërkombëtar.

Autoritetet kosovare thonë se nëse nuk arrijnë ta ekstradojnë nga Suedia për shkak të dyshtetësisë, do të kërkojnë që ai ta vuajë dënimin me burg atje. Mirëpo ai ende është i lirë.

Xhabir Zharku ka hyrë në listën e kriminelëve më të kërkuar të botës. Që nga 23 janari ai është duke u kërkuar nga Interpoli.

Fundamenti

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut i dënuar më 3 vjet burgim është duke i ikur vuajtjes së dënimit nga 13 dhjetori i vitit të kaluar. Këtë e ka bërë pasi kishte shteruar të gjitha mundësitë ligjore për ta shtyrë ekzekutimin e dënimit.

Pavarësisht vënies së tij në listën e të kërkuarve, Zharku ka deklaruar vetë se ndodhet në Suedi. Nga atje po pretendon “ta dëshmojë pafajësinë” pavarësisht se këtë nuk ka mundur ta bëjë gjatë gjykimit në Kosovë.(koha)