UBT

Zgjidhet problemi në kompaninë “Eko-higjiena”

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Në kompaninë “Eko-higjiena”, bojkoti i punëtorëve ka përfunduar, pasi që bordi i përfaqësuar nga përfaqësuesit e komunës dhe menaxhmenti i kompanisë kanë shterur të gjitha debatet, lidhur me kërkesat e punëtorëve.

Tani më punëtorët e kompanisë “Eko-higjiena”, veç kanë filluar pastrimin e rrugëve dhe hapësirave të tjera të cilat i kanë mirëmbajtur deri më tani. Për zgjidhjen e këtij problemi sot në mëngjes edhe kryetari i Komunës Qemajl Mustafa është takuar me punëtorët bojkotues, të cilëve u ka premtuar se gjithçka që parashihet në kontratë do të realizohet dhe se asnjërit nga punëtorët nuk do t’i shkelen të drejtat, por do të bëhet respektimi i kontratës konform përshkrimit të vendeve të punës.

Me këtë rast, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Riad Rashiti, tha se tejkalimi është bërë falë një komunikimi të gjatë me menaxhmentin e kompanisë, sindikatën dhe me punëtorët, por edhe me bisedat që ka zhvilluar kryetari i komunës për këto tre ditë sa ata janë në bojkot. “Pas garancës të cilën u ka dhënë kryetari i komunës lidhur me dilemat të cilët paraqitën punëtorët ai u ka garantuar respektimin e kontratave të punës konform përshkrimit të vendeve të punës dhe se nuk do të ketë largime të punëtorëve nga puna për askënd derisa e respektojnë vendin e tyre të punës. Punëtorët janë pajtuar që t’ia fillojnë punës dhe ata tani janë në teren dhe mirëmbajtja e rrugëve dhe hapësirës tjera veç ka filluar”.

Vendimi i mëhershëm për suspendimin e dy punëtorëve, Hajrush Beqiri dhe Muhadin Hazirit, është marrë për arsye se këta dy persona nuk kanë bashkëpunuar dhe kanë refuzuar bashkëpunimin me bordin e kompanisë. Një suspendim i tillë ka ndodhur edhe para një muaj e gjysmë, por bordi e kishte tejkaluar këtë, duke ra në ujdi që ata t`i kthehen punës, por duke dhënë kontribut sipas rregullave dhe konform kontratës që ata kishin dhe të bashkëpunojnë me bordin e kompanisë.

RCCOLA

Por edhe pas kësaj ata nuk e kishin mbajtur fjalën dhe e kanë kundërshtuar përsëri këtë duke mos bashkëpunuar dhe duke mos e njohur bordin e “Eko- higjienes”, dhe ka ardhur vendimi tjetër për suspendim sqaroj Rashiti.

Në këtë rast bordi i kompanisë dhe ne si përfaqësues të komunës në përbërje Riad Rashiti dhe Fadil Osmani dhe pas vizitës së kryetarit Mustafa, për këto tri ditë kemi qenë pothuajse gjithë ditën atje, dhe sot i kemi bindur që t`i kthehen punës pasi që kërkesën e tyre që ata e kishin e kemi realizuar të gjithë bashkërisht si bord dhe kemi vendosur shfuqizimin e vendimit për suspendimin e dy punëtorëve të lartcekur, por menjëherë pas shfuqizimit të njëjtit kanë dhënë dorëheqje dhe janë larguar nga kompania.

“Ne si komune ndiejm keqardhje që qytetarëve të Gjilanit nuk kemi mundur t`i shërbejmë ashtu si duhet, por kërkojmë mirëkuptimin e tyre për këto ditë sa nuk janë mbledhur mbeturinat duke e kuptuar pakënaqësinë që ata kanë, mirëpo kjo ka qenë një pakënaqësi e punëtorëve të cilët e kanë shprehur në formë bojkoti, e të cilën nuk e kemi dashur as ne si komunë dhe nuk e ka dashur as bordi i kompanisë. Puna që e bëjnë punëtorët e kompanisë është jashtëzakonisht e çmuar sepse është punë shumë e madhe që ata bëjnë për pastërtinë e komunës, dhe kërkojmë falje nga qytetarët për këto ditë sa nuk janë pastruar mbeturinat por kjo do të stabilizohet brenda 24 orëve me masa shtesë që do të ndërmerren nga kompania Eko-Higjiena për pastrimin e qytetit” tha Rashiti./rajonipress/