KKVITI

Zgjedhja e presidentit, konsultimet ende nuk kanë nisur – afati deri më 4 mars

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në dhjetë ditët e fundit, Kosova përmbylli procese tejet të rëndësishme, nga konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë së re e deri te miratimi i marrëveshje ndërkombëtare si dhe buxhetin për këtë vit.

Ndërkohë që përpara ka dhe një sfidë: Ta zgjedhë kreun e shtetit.

Është folur për nisjen e konsultimeve, bashkëpunimin ndërmjet të gjitha partive dhe një marrëveshje në drejtim të një emri për shefin e ri të shtetit, megjithëkëtë, nga këndvështrimi i njohësve të fushës, kjo klasë politike, pozitë dhe opozitë, po vonohet drejt nisjes së debatit për çështjen e presidentit.

“Kjo klasë politike po e lë për momentet të fundit këtë çështje, prandaj do të duhej ashtu siç është premtuar nga kryeministri, që të fillojë diskutimi me partitë tjera, pra të opozitës. Kjo heshtje është e dëmshme, opinioni do më shumë transparencë, më shumë debat për çështjen e presidentit, dhe nuk do të duhej të shtyhej më shumë. Është urgjente, do të duhej të shfrytëzohej çdo minutë, çdo orë”, ka thënë për RTK-në, prof. Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve kushtetuese.

Mobi Casa

Ndonëse konsultimet nuk kanë nisur ende, të paktën jozyrtarisht, mbetet të shihet nëse kjo seancë për zgjedhjen e presidentit do të mbahet deri më 4 mars.

“Thirrja e seancës për presidentin mund të ndodhë në fund të muajit shkurt apo në fillim të marsit, deri më 4 mars dhe pastaj a përfundon a jo, deri më 1,2,3 apo 4 Mars, pritet të shihet. Mund të filloj procedura, por mund edhe mos të filloj fare, varësisht nga dinamika e zhvillimeve politike”, ka thënë për RTK-në, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Që një emër të kandidohet për president, duhet të sigurohen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve dhe po ashtu dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 120 ulëse. 80 deputetë prezentë në sallë e bëjnë kuorumin e nevojshëm, ndërsa, nëse në dy rrethet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjaftojnë votat e 61 deputetëve./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.