Hidromorava

Zenuni e injoron Qemajlin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zenun Pajaziti nuk i merr seriozisht akuzat që mori, nga Qemajl Mustafa, ndonëse u quajt pameritor për pozitën e kryetarit të PDK’së në Gjilan nga ai. Pajaziti thotë se si kryetar dege ai do të udhëheq fitoren e PDK’së në Gjilan, pa precizuar nëse kjo nënkupton edhe kandidimin tij eventual në garën komunale.

Paraardhësi i tij, Qemajl Mustafa, e quajti jo meritor për vendin që zuri si kryetar i Degës së PDK’së në Gjilan.

Madje e akuzoi edhe për mos investim në Gjilan duke shprehur kështu mllefin e zënies së pozitës së tij të mëhershme.

Por për krejt nuk i merr aspak seriozisht Zenun Pajaziti, i cili ka pak kohë që u zgjidh në mënyrë unanime i pari i PDK’së së Hashim Thaçit në Gjilan.

Akuzat që i vihen nga bashkëpartiaku madje as ka dëshirë t’i komentojë.

“Nuk dua as të merrem me to”, tha Pajaziti për Express.

Ani pse ka një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë në meritat e tij.

UBT

“Unë jam zgjedhur kryetar dege dhe do të udhëheq procesin e fitores së Partisë Demokratike në Gjilan”, ishte përgjigja e tij.

Pa precizuar nëse kjo nënkupton edhe kandidimin e tij eventual për kryetar komune në zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti.

“Kam deklaruar edhe më herët që partia do të vlerësojë se kush iu duhet qytetarëve të Gjilanit më shumë dhe unë e respektojë atë vlerësim unë jam këtu për të ndihmuar tërë procesin drejt fitores”, tha Pajaziti për Express.

Krejt mospajtimet e kryetarit në shkuarje të Gjilanit, Qemajl Mustafa kanë nisur pikërisht për shkak se udhëheqësit e PDK’së janë duke menduar të kandidojnë Zenun Pajazitin për pozitën e udhëheqësit të Komunës.

“Nëse ka ndonjë arsye kruciale, me kandidu Zenunin”, pati thënë Mustafa për media.

“Nuk e ka meritu me kurgjo me kon kryetar i degës për shkak se asnjë ditë të vetme nuk e ka investu në degën në Gjilan”, pati thënë ai për Pajazitin.

Ndërsa ka pohuar se ka ambicie që të rikandidohet për Kryetar të Gjilanit.