Eko Higjiena

Zenun Pajaziti, viziton Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qendra Komunale e Regjistrimit Civil në Gjilan, ka bërë punë profesionale me shërbim të shpejtë e cilësor në pajisjen e dokumenteve personale për qytetarët, ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, me rastin e vizitës që bëri në këtë qendër.

“Kemi informatën për punën e mirë që është bërë këtu për tërë kohën, por edhe gjatë periudhës sa ishin diaspora jonë në pushime, dhe jemi të kënaqur me shërbimet efikase që u janë bërë atyre. Qeveria dhe ne në vazhdimësi kemi shprehur interesimin tonë për krijimin e kushteve sa më të mira në këtë qendër duke pasur parasysh se ky sektor është i rëndësishëm për arsyen se lidhet drejtpërdrejtë dhe ngushtë me qytetarin, prandaj ne edhe më tej do të ndërmarrim hapa në krijim e kushteve edhe më të mira edhe në aspektin infrastrukturor të QKRC në Gjilan” ka deklaruar kryetari i degës së PDK-së Zenun Pajaziti.

Uji Dea

Koordinatori i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në Gjilan Ekrem Hashani ka mirëpritur vizitën nga kryetari Pajaziti dhe e ka njoftuar atë për gjendjen në QKRC, për të cilën ka potencuar se në këtë qendër punët janë duke shkuar mirë. “Kemi pasur fluks të madh të bashkatdhetarëve për pajisje me dokumente personale dhe gjatë asaj periudhe shërbimet ishin të shpejta dhe profesionale dhe që nuk janë shënuar probleme.”

Në anën tjetër edhe qytetarët të cilët ndodheshin në QKRC për pajisje me dokumente personale, shprehën admirimin për shërbimet e shpejta dhe profesionale që u jepen në Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil./rajonipress/