FITORJA

Zbulohet shtatorja dhe mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin e Kombit Isa Kastrati

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, dhe në bashkëpunim me OVL UÇK-në, Dega në Dardanë, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore në nderim të veprës dhe sakrificës së Heroit Isa Kastrati. Menjëherë pas Akademisë Përkujtimore është bërë edhe zbulimi i shtatores së Isa Kastratit në sheshin e qytetit “Metush Krasniqi”.

Familjarë, miq e bashkëluftëtarë sot kanë përkujtuar e mirënjohur veprën e Isa Kastratit.
“Isa Kastrati na dëshmoi se kur është në pyetje dinjiteti i kombit, vetëm flijimi është kufiri, e pikërisht për kombin dha jetën. Ngritja e kësaj shtatore është një privilegj i madh për ne, pasi duke nderuar heronjtë e kësaj toke nderojmë veten, nderojmë të kaluarën mbi të cilën është ndërtuar e tashmja”, ka thënë Rahimaj.

Ai ka shtuar se ky moment duhet të jetë një frymëzim për të gjithë ne, dhe të na mbajë të lidhur me kujtimet e të kaluarës sonë, të na mundësojë të reflektojmë mbi rrugëtimin tonë historik, por edhe të na motivojë për të punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

ARKATANA

Menjëherë pas Akademisë Përkujtimore është bërë edhe zbulimi i shtatores së Isa Kastratit në sheshin e qytetit “Metush Krasniqi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.