UBT

‘Zajednica’ e mban peng edhe ‘Trepçën’

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Serbisë ushtron ndikimin e saj në pasuritë e Kosovës. Një vit pas protestave, fati i ndërmarrjes në udhëkryq

“Tani gjërat duken të ndërlidhura ndërmjet “Zajednicës”, “Trepçës” “Brezovicës” dhe disa aspekteve të tjera ekonomike. Ashtu siç e ka bllokuar ose kushtëzuar privatizimin e “Brezovicës”, Serbia do ta shtojë ndikimin edhe rreth punëve të ‘Trepçës’, madje tani është e pozicionuar më mirë, pasi ka në dispozicion edhe një subjekt për t’i përfaqësuar dhe realizuar interesat e saja në “Trepçë”, pra “Zajednicën”, vlerëson analisti Isa Mulaj

Fundamenti

Para një viti, pati protesta për shpëtimin e ‘Trepçës’, por tash një vit pas, ende nuk dihet se çfarë fati do të ketë kombinati metalurgjik. Deputetë nga radhët e opozitës dhe ekspertë të ekonomisë janë me dyshime se Qeveria ‘afa-Thaçi’, por edhe Kuvendi i Kosovës qëllimisht janë duke e prolonguar miratimin e Projektligjit për ‘Trepçën’.

Sipas tyre, kjo zvarritje do të ndodhë deri në miratimin e Statutit dhe akteve të tjera nënligjore, si dhe dekretimin nga ana e Qeverisë të Asociacionit të komunave serbe. Deputeti i opozitës, Lahi Brahimaj (AAK), thotë se koalicioni i tashëm nuk i ka votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë projektligj, sepse votimi për miratimin e këtij projektligji është kushtëzuar nga Lista Serbe me miratimin e statutit dhe më pas edhe dekretimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë (‘Zajednica’). Bazuar në prononcimet e mëhershme të zëdhënësit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Kosovës, strategjia, por edhe Projektligji për ‘Trepçën’ do të miratohen në vitin 2016./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.