Eko Higjiena

Ymeri: Mustafa nuk e çanë kokën për qytetarët e Kosovës, e lëre më të botës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Visar Ymeri, i ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se ndjen keqardhjen për dhunën dhe luftërat që po bëhen nëpër botë, duke thënë se i pari i Qeverisë nuk e çan kokën as për qytetarët e Kosovës, e lëre më të botës.

Ymeri në Facebook ka shkruar se Mustafa e ka vetëm një mision, atë të mbrojtjes me çdo kusht të klanit Pronto dhe “dy kapove të këtij klani, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ymerit:

UBT

“Si të lexohet postimi i sotëm i kreut të regjimit kriminal, Isa Mustafa? Vrojtim mbi situatën në botë? Keqardhje për shumë jetë të humbura nëpër konflikte gjithandej? Mustafa nuk çan kokën as për qytetarët e Kosovës e lëre më të botës. Mustafa është ai që këtyre qytetarëve për çdo ditë ua mbanë krimin mbi kokë, që i kërcënon e arreston secilin qytetar që mendon ndryshe nga ai, që ua cungon territorin e ua tjetërson livadhet, bjeshkët, ujin e pasuritë. Mustafa nuk çan kokën për jetët e njerëzve, as për mirëqenien e tyre. Ai ka vetëm një mision: t’i mbrojë me çdo kusht Klanin Pronto të dy kapove Veseli Thaçi, dhe në ndërkohë ta mbrojë dhe rrisë pasurinë e tij dhe djemve të tij (ju kujtohet se si shkumonte nga goja për ta mbrojtur ‘Rançin’, apo tenderët që ua jepte djemëve).

Jo pra, Mustafa këtë postim e kishte kërcënim. Kërcënim ndaj qytetarëve. Kërcënim ndaj atyre që nuk e ndajnë mendjen me të. Evokimi i skenave të tmerrshme të luftës nga Mustafa nuk është empati për të vrarët, por tërheqje e vërejtjes se mund të ketë më shumë të tillë te ne, në Kosovë. Tipike për diktatorët të cilët nuk e legjitimojnë dot pushtetin e tyre, prandaj duhet ta mbajnë me dhunë, kërcënim e shantazh. Dhe të shpallin publikisht dënime (diku diku fetwah) për kundërshtarët të cilët duhen përndjekur deri në shuarjen e rezistencës.

Dakord që “Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi”. Por Isa Mustafa nuk është trim. Është qyqar që sulmon i strukur nga zyra, që fshihet nën sqetullat e kriminelëve Pronto. Dhe zgërdhihet me ta. Dhe prapa tyre”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.