ARKATANA

“Koalicionet do të jenë të detyrueshme”: Politologu flet për rezultatin e zgjedhjeve dhe fushatën e partive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Politologu Dritëro Arifi ka komentuar fushatën politike të partive, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndonëse zyrtarisht nuk ka nisur fushata, partitë po mbajnë tubime brenda dhe jashtë Kosovës, duke prezantuar kandidatë për deputetë e programe për të qeverisur vendin.

Sa i përket tubimeve në diasporë, Arifi thotë se e sheh si primitivizëm

“Për fat të keq kemi regres në mënyrën e të menduarit të politikëbërjes, ajo bëhet në Kosovë. Nëse ne duam ta nderojmë diasporën në çfarëdo varianti, ne duhet të krijojmë kushte në Kosovë dhe jo në diasporë. Çka mund t’u premtojë kryeministri shqiptarëve në Gjermani dhe në Zvicër, është e pakuptimtë dhe e palogjikshme. Primitivizëm ballkanik, asgjë më shumë”, thotë ai.

Fundamenti

Kurse, për mënyrën se si partitë po bëjnë fushatë, Arifi thotë se ka elemente pozitive por jo shumë ndryshim.

Politologu vlerëson se koalicionet për të formuar qeverinë do të jenë të detyrueshme edhe pse jo të dëshirueshme.

“Nëse i shohim matjet e fundit, mund të kemi një rritje të opozitës, që do ta pamundësojë një shumicë absolute të secilës parti, që do të kemi koalicione, jo të dëshirueshme por të detyrueshme. Koalicionet janë interesa puro politike dhe financiare”, ka deklaruar Dritëro Arifi. /Gazetablic