Fundamenti

Ymeri e Rashiq shpërndajnë certifikata për 60 punëkërkues

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qëllimi i këtij takimi ishte që të ndahen certifikata për 60 punëkërkues shqiptar dhe serbë ku 45 prej tyre ishin përfitues në punë praktike punësim për gjashtë muaj me pagesë, projekt ky i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ambasada norvegjeze në Prishtinë kurse është duke u implementuar nga Instituti për Zhvillim dhe Integrim.

Me këtë rast Kryetari i komunës Bajrush Ymeri theksoi se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për komunën tonë dhe do të ju ndihmojë të rinjve që të punëson.

Ai tha se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe se këtë më së miri e tregon ky projekt që do të ndihmojë një numër të madh të të rinjve që të sigurojnë vende të punës për një periudhë të caktuar.

Ai u shpreh falënderues për këtë Ministri jo vetëm për projektin në fjalë, por edhe shumë projekte të tjera që i kemi zhvilluar bashkërisht me Ministrin Rashiq.

RCCOLA

Ndërsa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale , Nenad Rashiq falënderoi Kryetarin e Komunës Bajrush Ymeri për punën e mirë që ka bërë për qytetarët e kësaj komune.

Ai tha se qëllimi i këtij projekti është ofrimi i mundësive për punësimin e të rinjve. “Ne jemi në një periudhë tranzicioni ku biznesi privat duhet të zhvillohet, por juve sot ju jepet mundësia që për gjashtë muaj të punoni në njërën nga ndërmarrjet private dhe nëse ju tregoni sukses në punën tuaj atëherë ju do të merrni kontratë dy vjeçare për punë”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale zoti Nenad Rashiq dhe Kryetarin e Komunës Bajrush Ymeri në fund të takimit kanë bërë dhe shpërndarjen e certifikatave për të rinjtë që kanë kryer trajnimin të mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për mundësinë e punësimit të këtyre të rinjve në sektorin privat gjatë gjashtë muajve të ardhshëm./rajonipress/