RCCOLA

Ymeri e Abazi ndajnë mirënjohje për mësuesit e dalluar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Për nderë të ditës së 7 marsit, ditës së mësuesit kryetari i Komunës Bajrush Ymeri së bashku me drejtorin e Arsimit dhe Kulturës Adem Abazi ndan mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar në shkollat e Komunës së Novobërdës.

Bajrush Ymeri pasi ka uruar mësuesit tha se në të gjitha shkollat tona kemi mjaft arsimtarë të mirë të cilët meritojnë çdo herë stimulime, këto mirënjohje që sot ju do t`i merrni janë shumë motivuese për punë sepse puna e juaj të cilën e bëni me fëmijët tanë është një punë e shenjtë dhe ne nga ana jonë kushtet teknike po mundohemi me ju ofrua ashtu siç kërkohen që ju pastaj punën ta keni më të lehtë dhe ta bëni ashtu siç është më së miri.

Mobi Casa

“Me fëmijë dhe rini të arsimuar të edukuar të shkolluar ne shumë shpejtë do të jemi më të fortë në të gjitha sferat” u shpreh Ymeri.

Ndërsa drejtori i Arsimit dhe Kulturës Adem Abazi tha se këto mirënjohje do të jenë nxitëse, stimuluese për të gjithë juve dhe për gjithë ata arsimtar që duhet të ju a kenë zili që në të ardhmen të jenë kandidat për këto çmim. Është moment i reflektimit për punën dhe përkushtimin tonë për ngritjen e cilësisë në arsim, ngritjen e angazhimeve tuaja të përbashkëta sepse shteti dhe kombi jonë vetëm me dije, me mund, me arsimim mundë të krahasohet me shtete dhe kombe të tjera “ tha Abazi./rajonipress/